15:44 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / Blerim

Ky është reagimi i Bekajt pasi ish-skuadra e tij e fitoi Superkupën e Kosovës

Prishtina është fituese e Superkupës së Kosovës.

Kryeqytetasit triumfuan me rezultat 3 me 1 ndaj Dritës në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Mardan”.

Ishte një ndeshje me start të jashtëzakonshëm si dhe me një pjesë të parë shumë të rivalizuar mes dy skuadrave, por që pjesa e dytë mbeti nën hijen e saj të paktën deri në fund të ndeshjes kur u realizuar edhe një gol.

Fillimisht, Qëndrim Zyba shënoi në minutën e 3′ për avantazhin e Prishtinës, kurse vetëm pas 4′ minutave, Kastriot Rexha barazoi shifrat në 1 me 1.

Në minutë e 21′ pas një ndërhyrje nga Ardian Limani në Leonit Abazin, gjyqtari i ndeshjes akordoi penallti të cilën në gol e konkretizoi, Besnik Krasniqi.

Krejt në fund, Alban Shillova realizoi golin e tretë për skuadrën e tij.

Kjo është Superkupa e 10-të e fituar nga kryeqytetasit për të cilën gëzimin e tij nuk e ka fshehur edhe ish portieri i kësaj skuadre, Visar Bekaj.

Bekaj tashmë portier i Tiranës postoi një foto në instagram me festën e Prishtinës dhe duke bashkangjitur një shkrim “Bravo Prishtinë”.