19:15 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ky është reagimi i Rusisë pas formimit të ushtrisë së Kosovës!

Ministria e Jashtme e Rusisë ka dënuarlëvizjet për formimin e Ushtrisë së Kosovës, dhe përmes një deklarate thotë seajo duhet të shpërbëhet.

Në këtë deklaratë të lëshuar sonte mbrëma, thuhet se paqeruajtësit e udhëhequr nga NATO’ja në Kosovë, duhet të marrin masa të menjëhershme për të, siç thuhet aty, çmilitarizuar dhe shpërbërë çdo formacion të armatosur kosovarë-shqiptarë.

Rusia, që është aleate e Serbisë, ka mbështetur Beogradin qysh kur kjo e fundit ka refuzuar pavarësinë e Kosovës.

Ministria e Jashtme e Rusisë gjithashtu dënon deklaratat e disa zyrtarëve perëndimorë që thonë se Ushtria e Kosovës do të jetë njëjtë me Forcën e Sigurisë së Kosovës.