14:26 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ky është tifozi i “çmendur” i Ronaldos

Cristiano Ronaldo ka shumë admirues në të gjithë botën, por një mbështetës në Qipro mund të jetë më i veçantë se pjesa tjetër. Një tifoz me një tatuazh të egër u vu re para ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes skuadrës qipriote, Apoel Nicosia, dhe Real Madridit. Në shpinë (në lëkurë) ai kishte të pikturuar përmes tatuazhit emrin e yllit të Real Madridit dhe numrin e tij të famshëm shtatë, të shkruar me bojë të zezë. Dhe ai duket se ka pasur shumë për të pirë e për t’u ngazëllyer me 32-vjeçarin, duke qenë se idhulli i tij shënoi dy herë në fitoren 6-0 të “Los Blancos”. Ka qenë një sezon i vështirë për Ronaldon me kampionatin spanjoll, sidomos. Ylli i Portugalisë ka shënuar vetëm një herë në La Liga, këtë sezon, në tetë ndeshje aktivizim.