Ky është transferimi i ri i Prishtinës

Klubi i Basketbollit Prishtina ka bërë edhe një transfer të ri
Bëhet fjalë për “shooterin” Rezart Memedi.
Basketbollisti ka vetëm 19 vjeç dhe pritet që të bëhet pjesë e ekipit kaltër e bardh për sezonin e ri.
“Shooter-i Rezart Memedi, 19 vjeç do të bëhet pjesë e lojtarëve perspektivë vendor tek skuadra më e madhe në vend. Memedi është zhvilluar tek skuadra shqiptare KB Shkupi dhe skuadra Italiane Aurora Basket Jesi që nga mosha 14 vjeçare”, thuhet në zyrtarizimin e KB Prishtinës në faqen e tyre në Facebook.

“Ai po ashtu ka 12 paraqitje zyrtare me gjeneratat e reja të Maqedonisë Veriore ku për herë të fundit në vitin 2021 shkëlqeu në FIBA European Challenger U18 me mesatare prej 15.2 pikë dhe 3.6 kërcime për ndeshje.”, thuhet në njoftim.