19:56 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Ky është vendimi i Prokurorisë për deputetët e ndaluar të VV-së

Prokurori kujdestar ka caktuar masën e ndalimit për 24 orë, për deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes që hodhën sot gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Sipas burimeve të Indeksonline, Gjykata pritet që nesër të marrë vendim për caktimin e masës tjetër.

Ndryshe, sipas njoftimit të Policisë, janë ndaluar 7 deputetë të Vetëvendosjes, të cilët kanë marrë pjesë në hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend dhe ndihmuan në futjen e gazit në sallë./Indeksonline/