16:53 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ky është vendimi i radhës nga Edi Rama për Kosovën

Vendimi i Qeverisë shqiptare nga marsi i vitit 2015, për ngritjen e Task-Forcës Mjekësore të Ballkanit, ku marrin pjesë gjashtë shtete ballkanike, por jo edhe Kosova, sot kaloi në Komisionin për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, pa asnjë votë kundër.

“Komisioni për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë shqyrtoi dhe miratoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, qeverisë së Republikës së Maqedonisë, qeverisë së Malit të Zi, qeverisë së Republikës së Serbisë dhe qeverisë së Republikës së Sllovenisë, për ngritjen e Task-Forcës Mjekësore të Ballkanit,” thuhet në komunikatën për shtyp të këtij Komisioni duke sqaruar, se të ftuar në mbledhje ishin Drejtoresha e Drejtorisë së Programimit të Standartizimit dhe Harmonizimit të Akteve Rregullatore, Alba Thoma dhe Përgjegjës Sektori i Politikave të NATO dhe BE, Gjergj Methoxha,  të cilët iu përgjigjën pyetjeve të deputetëve mbi projektligjin.

Në fund, komisioni e miratoi me unanimitet projektligjin nen për nen dhe në tërësi. /Shekulli/