22:47 / E Martë, 07 Prill 2020 / indeksADMonline

Ky është vendimi i Serbisë për gjendjen e jashtëzakonshme në veri

Ndonëse shteti i Kosovës nuk ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, madje vetë përmendja e kësaj mundësie nga kryetari Hashim Thaçi, vuri në pikëpyetje  koalicionin qeveritar, ku edhe u pasua me rrëzimin e Qeverisë Kurti, më 1 prill në veri të vendit u zgjat ora policore në katër komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.

Zbatim ky i cili po bëhet pasi presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Serbi.

Ai ka urdhëruar që ora policore të zgjatët nga ora 17:00 deri në ora 5:00 e mëngjesit.

Në anën tjetër Policia e Kosovës në veri ka ripërsëritur se i zbaton urdhrat dhe rekomandimet që vijnë nga Prishtina, derisa ka siguruar se gjendja në pjesën veriore është e qetë dhe se kriminaliteti nuk ka rritje.

Ky është vendimi i 1 prillit i strukturave paralele serbe për “Mitrovicën”, ku thotë se masat i kanë marrë në përputhje me vendimet e Qeverisë së Serbisë.

Ndërsa, kjo është konferenca e 3 prillit kur e kanë shpallur karantinimin e Mitrovicës dhe Zveçanit: https://kossev.info/north-mitrovica-and-zvecan-municipalit…/