Ky është zyrtari doganor që u arrestua në Han të Elezit

Oficerët e hetimeve të Doganës së Kosovës kanë arrestuar një zyrtar doganor në Han të Elezit për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Dyshohet se zyrtari i arrestuar në vazhdimësi ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke futur në Kosovë mallra pa pagesën e taksat doganore.
Indeksonline raporton se zyrtari doganor në fjalë është Nebojsa Vukicevic.
Bashkë me Vukicevic, njësitet policore arrestuan dhe katër të dyshuar të tjerë, të cilët u zunë në flagrancë.
Ky rast është vazhdimësi e politikës së doganës “Zero Tolerancë për keqpërdorim të detyrës dhe korrupcion”./Indeksonline/