19:38 / E Shtunë, 16 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ky është zyrtari komunal i Pejës që u sulmua në një lokal

Mbrëmë pas mesnate në një lokal në Pejë është sulmuar drejtori i Inspeksionit, Leotrim Myrtezaj dhe dy persona të tjerë, shkruan Indeksonline.

Motivet e këtij incidenti ende nuk dihen sipas Policisë.

Dega e PDK-së në Pejë ka dënuar ashpër  sulmin fizik ndaj këtij zyrtari.

“Mbrëmë nga persona të papërgjegjshëm të cilëve bazuar në ligj, u është prishur interesi është sulmuar Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Pejës Leotrim Myrtezaj.

PDK e dënon ashpër sulmin ndaj z.Myrtezaj.

PDK inkurajon z. Myrtezaj dhe drejtorët tjerë të Komunës së Pejës, që të vazhdojnë punën, duke respektuar ligjet, kurse fton organet përgjegjëse që të merrën me personat e papërgjegjshëm, në këtë rast me sulmuesit”, thuhet në njoftim./Indeksonline/