09:31 / E Shtunë, 12 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ky festim i Turqisë në ndeshjen kundër Shqipërisë mund t’i kushtojë shumë

Turqia arriti të fitoj me rezultat 1-0 kundër Shqipërisë, e gëzimit nuk ju përmbajtën as lojtarët të cilët u drejtuan drejt tifozëve për të festuar.

E mënyra e tyre e të festuarit mund të bëjë që Turqia të dënohet për shkak të nxitjes së urrejtjes ndaj popujve, pasi që ata festuan me nderim ushtarak, duke treguar kështu mbështetje ndaj ushtarëve të tyre për luftën ndaj kurdëve në Siri.

E kjo gjë do të thotë përkrahje e hapur për një konflikt andaj ky festim pritet të jetë temë diskutimi  në organin më të lartë të qeverisë së futbollit evropian./Indeksonline/.