13:26 / E Premte, 02 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ky gjest i këtij prindi kosovar e ka mahnitur Diellza Kolgecin (Foto)

Fotografia e një prindi kosovar i cili për shkak të rrugëve të bllokuara dje në kryeqytet por edhe në mbrojtje të ambientit ka dërguar dy djemtë e tij me biçikletë në çerdhe, ka bërë bujë mediatike, por edhe në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

E ky gjest që është për tu përshëndetur e ka impresionuar edhe ish-missin Diellza Kolgecin. Ajo ka shkruar një status, teksa këtë fotografi e ka quajtur fantastike.

Ky është postimi i plotë i Diellzës:

Kjo foto per mu eshte FANTASTIKE, me qene pa disponim te disponon sepse sheh plot pozitivitet e dashni dhe te bon mos me humb BESIMIN

I ❤my PRISHTINA