16:07 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ky gol ia humbi 29 mijë funta në bastore në sekondat e fundit

Një tifoz anglez ishte vetëm pak sekonda larg të kapte 29 mijë funta në bastore me një parashikim të “çmendur”.

Ai kishte parashikuar me rezultat të saktë rezultatet e ndeshjeve të kupës Caraboa që u zhvilluan mbrëmë.

Por, basti u prish fare në sekondat e fundit të ndeshjes Nottingham-Newcastle.

Ai kishte parashikuar fitoren e vendasve me rezultat 2-1, por që Nottingham shënoi një gol në sekondat e fundit për ta hequr nga duart 29 mijë funta të pafatit anglez./Indeksonline/

Temat: