75 Mall Live Search
22:57 / E Shtunë, 11 Tetor 2025 / G T

Ky ishte lojtari më i vlerësuar nga “Sofascore”, por sonte meritojnë heqje kapele të gjithë!

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore të madhe ndaj Serbisë me rezultatin minimal 0:1 në ndeshjen e vlefshme për kualifikime për Kupën e Botës 2026.

Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi sulmuesi Rey Manaj në minutën e fundit të pjesës së parë, shkruan Indeksonline

Faqja e njohur “Sofascore” e ka vlerësuar portierin, Thomas Strakosha – si më të mirin në ndeshje.

Strakosha ka marrë notën 8.4 në faqen e njohur të statistikave.

I dyti më imirë ishte Rey Manaj, sulmuesi që shënoi golin e fitores./Indeksonline