22:58 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Ky pritet të jetë formacioni i Kosovës për ndeshjen me Danimarkën

Kosova nesër zhvillon ndeshjen miqësore kundër Danimarkës para asaj kualifikuese që zhvillohet të hënën në mbrëmje.

Ky do të jetë një test i mirë i Challandes për të vendosur për formacionin që do të zgjedh kundër Bullgarisë.

Indeksonline mëson se trajneri zviceran do të startoj me Muric në portë, në mbrojtje do të jenë Paqarada, Aliti, Rrahmani dhe Vojvoda, Voca dhe Shala do të luajnë në mesfushë me Celinën më të tërhequr para. Krahet e sulmit do të mbulohen nga Rashica dhe Zeneli derisa qendërsulmues do të luaj Muriqi.

Në dyshim është vetëm portieri dhe Challandes nesër do të vendos se cili do të luaj, Muric apo Ujkani. /IndeksOnline/