16:17 / E Mërkurë, 05 Tetor 2022 / Gj. Sh

Ky pritet të jetë klubi i ri i Luis Suarezit

Ish sulmuesi i Liverpulit dhe Barcelonës, Luis Suarez, pritet të ndërroj skuadër pas Kampionatit Botëror ”Katar 2022”.

Ai aktualisht është pjesë e klubit uruguaian, Nacional, por që kontrata e tij do të skadoj në muajin nëntor, dhe nuk do të rinovoj kontratën, transmeton IndeksOnline.

Suarez do të jetë pjesë e Kampionatit Botëror me kombëtaren e Uruguait dhe më pas pritet të gjej një klub të ri.

Raportohet se ”El Pistolero” do të trasnferohet në kampionatin amerikan MLS te skuadra e Los Angeles Galaxy.

Sipas RAC1, sulmuesi uruguaian është në bisedime të avancuara për të arritur një marrëveshje me Los Angeles Galaxy për vitin 2023.

“Jo, nuk e dimë ende”, deklaroi sulmuesi së fundmi gjatë një interviste për MARCA.

“MLS është një nga opsionet që e shoh shumë afër, por nuk po e mendoj tani. Po mendoj dhe po kënaqem në Nacional .”

Tani, pasi të përfundojë Kupa e Botës në Katar, ai mund të shkojë në Shtetet e Bashkuara për të vazhduar karrierën e tij.

Një tjetër skuadër që është përfolur fort se është e interesuar për të blerë shërbimet e Luis Suarez është edhe Inter Miami , i cili ka një vend vakant pasi Gonzalo Higuain njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli profesionist./IndeksOnline/