17:17 / E Martë, 02 Janar 2024 / Gj. Sh

Ky pritet të jetë largimi i parë nga skuadra e Lirisë në merkaton e janarit

Skuadra e Lirisë po kalon momente të vështira në Superligën e Kosovës në futboll këtë sezon.

Liria mbylli gjysmë-sezonin në vendin e fundit në tabelë dhe në merkato pritet të ketë ndryshime në ekip.

Burime të Indeksonline mësojnë se futbollisti Alush Gavazaj pritet të jetë lojtari i parë që do largohet nga prizrenasit. Gavazaj ka vendosur që të largohet nga ekipi i Lirisë, teksa ka mbetur vetëm edhe çështja e dokumentacionit për t’u zgjidhur, për të përfunduar largimin.

Për futbollistin me përvojë do ketë oferta në vijim në këtë merkato./IndeksOnline/

Gavazaj joins Liria - KOHA.net