12:00 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Ky shtet merr vendim që femrat t’i paguaj njëjt sa meshkujt në përfaqësuese!

Federata e Futbollit të Zelandës së Re ka marrë vendim që të paguaj njëjt futbollistët dhe futbollistet që përfaqësojnë vendin. Ky vendim është marrë për të respektuar siç thonë ata, barazinë në sport.

Poashtu, femrat do të kenë të njëjtat benificione për lojë.

Skuadra e femrave të Zelandës së Re në futboll rënditet në pozitën e 20-të në botë, ndërsa ajo e meshkujve në pozitën e 133-të.

Para Zelandës së Re, një vendim të njëjt më parë e kishte marrë Norvegjia./Indeksonline/