18:54 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Ky vend e ka futur në listë të zezë Gjikon! Kjo është arsyeja (Foto)

Ditë më parë reperi i njohur kosovar Gjiko ishte në Ishujt Maldive për pushime së bashku me të dashurën e tij prezantuesen Elita Rudi. Gjiko përveç muzikës ka edhe një pasion tjetër, atë peshkimin.


E edhe gjatë qëndrimit në ishull ai ka peshkuar, madje në rrjetin social Instagram ka postuar edhe një fotografi ku tregoi se e ka zënë një peshkaqen, e ky gjest nuk iu ka pëlqyer aspak personelit të Hotelit ku ka qëndruar ai, shkruan Indeksonline.


Përmes një postimi në rrjetin social Facebook personeli i hotelit ka bërë të ditur reperi kosovar është futur në listën e zezë. Në të njëjtën kohë ata kanë shkruar se do të marrin masa ndaj Gjikos. Pasi që keqtrajtimi i peshkaqenëve është i ndaluar me ligj në këtë vend./Indeksonline/