Kylie Jenner djeg rrjetin, poston foto nga plazhi
Kylie Jenner po shijon disa ditë pushimi, teksa ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në plazh.
Ylli i televizionit u fotografua duke shijuar motin e ngrohtë, e veshur me një bikini rozë.
Me një kafe në dorë Kylie dukej e relaksuar teksa kalonte kohë pranë detit.
Sipas mediave të huaja, udhëtimi i saj në ishull ishte i lidhur edhe me aktivitetet e markës së saj të kozmetikës, Kylie Cosmetics.
Fotografitë e publikuara nga pushimet e saj janë përhapur me shpejtësi në internet, duke nxitur reagime të shumta nga ndjekësit e saj.

