11:32 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / indeksADMonline

Kylie Jenneri tregon pamjen e re, shfaqet atraktive me të brendshmet

Kohë e fundit ajo ka ndryshuar shpesh herë look-un (sqimën) e saj, duke u kthyer herë në bionde e herë me flokë ngjyrë rozë, por duket se më në fund Kylie Jenneri ka gjetur ngjyrën ideale për flokët e saj.

22-vjeçarja përmes disa postimeve në rrjetet sociale, zbuloi pamjen e re dhe na mahniti të gjithëve.

Ylli i njohur televiziv këtë herë ndryshoi flokët në një ngjyrë çokollate të hapur, të cilat i rrinin për mrekulli.

Shumë nga ndjekës i kanë sugjeruar Kyliet të mos ndryshojë më look-un, pasi kjo është pa dyshim ngjyra e saj, teksa mori komplimente të shumta.

Ndërkohë, rikujtojmë që Kylie është nënë e përkushtuar e një vajze, Stormi së cilës së fundi po ia dedikon shumicën e kohës./Indeksonline/

View this post on Instagram

makeup by daddy @makeupbyariel @kyliecosmetics

A post shared by Kylie ? (@kyliejenner) on