75 Mall Live Search
23:29 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kyrgios ”kapet” me gjyqtarin në eliminimin e tij nga Shanghai Masters

Australiani, Nick Kyrgios ishte i përfshirë në një incident të lehtë me gjyqtarin francez, Damien Dumusois gjatë eliminimit të tij nga Shanghai Masters.

23-vjeçari është mposhtur, 4-6, 6-4, 6-3 nga amerikani, Bradley Klahn, i renditur në vendin e 104-t në ranglistën botërore.

Dumusois debatoi me Kyrgios në lidhje me pikën e tij të fituar gjatë setit të parë, transmeton IndeksOnline.

Por, Kyrgios reagoi duke thënë, ”Nuk më intereson” dhe Dumusois iu përgjigjë, ”ju nuk keni të drejtë të më tregoni se kjo ishte e dobët”.

Kyrgios humbi më pas ndeshjen, që zgjati rreth një orë e 17 minuta.

Ky është viti i katërt me radhë ku australiani eliminohet nga kompeticioni në mënyrë kontraverse./IndeksOnline/