15:23 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

Kyrian Nwabueze e shënoi golin e 300-të në Superligë

Pas përfundimit të ciklit të dytë të Superligës së Kosovës, janë shënuar në total 313 gola.

Mirëpo, është interesant të theksohet golin e 300-të e shënoi këtë javë sulmuesi i Dritës, Kyrian Nwabueze kundër Ferizajit, gol që rezultoi të ishte i fitores për “Intelektualët”.

Deri tani janë zhvilluar 132 ndeshje në edicionin 2018/19 dhe mesatarisht në çdo ndeshje janë shënuar nga 2.3 gola.

Epitetin e realizatorit më të mirë për herë të parë e ka marrë Kastriot Rexha i Feronikelit me 12 gola. /Indeksonline/