14:46 / E Martë, 06 Qershor 2023 / B O

La Liga miraton planin e Barcelonës, çfarë do të ndodhë më pas?

“Ne po presim dhe presim që Liga të miratojë planin e qëndrueshmërisë në mënyrë që të mund të planifikojmë ekipin dhe të marrim vendime”, kjo ishte deklarata e Xavit para pak ditësh.

La Liga sot ka vendosur të pranojë Planin e Qëndrueshmërisë të paraqitur në Ligë.

Ky vendim pritet të përcaktoj përfundimisht të ardhmen e Lionel Messit. Barcelona pritet që menjëherë t’i bëjë ofertën zyrtare dhe e ardhmja e tij do të vendoset shumë shpejt.

Skuadra e Xavit menjëherë pritet të njoftoj edhe vazhdimet e kontratave me Gavi, Araujo, Iñaki Peña dhe Sergi Roberto.

Gjatë kësaj jave Barcelona poashtu pritet që të zyrtarizoj blerjen e parë, mbrojtësin e Bilbaos Inigo Martinez./Indeksonline/