La Liga shkruan për Vedat Muriqin, sulmuesi kosovar në histori të Mallorcas
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka shënuar gol sot ndaj Athletic Bilbaos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në La Liga.
Muriqi shënoi për 1:0, një gol shumë të bukur – e që është historik, shkruan Indeksonline
Madje për këtë gol ka shkruar edhe faqja zyrtare e La Ligas në rrjetet sociale.
Muriqi është bërë golashënuesi i dytë më i mirë te Mallorca në La Liga me 46 gola, duke kaluar Juan Arango (45).
Me më së shumti gola me fanellën e klubit spanjoll është legjenda, Samuel Eto’o – me 54./Indeksonline/

