10:08 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

La Liga tashmë ka zbuluar se cila ndeshje do të zhvillohet në Amerikë këtë sezon

Duket se La Liga ka bërë një hap përpara në lidhje me ndeshjen që do të zhvillohet këtë sezon në Amerika.

Pas një jave diskutimesh nga kapitenët e skuadrave, gazetarët dhe analistët për ta kundërshtuar këtë, megjithatë duket se marrëveshja 15-vjeçare e La Ligas për të luajtur në Amerikë do të implementohet.

La Liga më herët njoftoi: ”Plani ynë që është që ta luajmë nga një ndeshje në sezon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e para që do të zhvillohet jashtë Evropës”.

Dhe Cadena Ser shkruan se drejtuesit e La Ligas kanë propozuar që ndeshja që do të zhvillohet në Amerikë këtë sezon është derbi katalunas mes Barcelonës dhe Gironas, transmeton IndeksOnline.

Ndeshja i takon javës së 21-të me Gironan si vendas.

Javier Teba, presidenti i La Ligas, thuhet se e ka njoftuar Gironan për këtë vendim./Indeksonline/