23:32 / E Mërkurë, 04 Prill 2018 / indeksADMonline

La qelinë e paraburgimit, kuksiani me lot në sy: Më arrestuan në mënyrë barbare

38 vjeçari Lefter Rexhmati, nga fshati Bushat i Kukësit, la sot qelinë e paraburgimit, me masën e dhënë nga gjykata, “detyrim paraqitje”.

I ftuar sonte në Top Show, me lot në sy 38 vjeçari rrëfeu ngjarjen e Kukësit. Lefteri tregoi se protesta nuk ishte organizim politik, dhe se kuksianet u provokuan nga policia për dhunën.

“Isha në gjumë në furgon kur erdhi policia. Unë as nuk e dija që kishin shkuar më përpara në shtëpi. I pyeta pse më arrestuan por nuk m’u përgjigjën. Në 3.30 më kanë arrestuar dhe ishte një arrestim barbar. Ishte arrestim sikur të kisha vrarë njeri”, kujton Lefteri.

Më tej, Lefteri deklaroi se “akuza thonte që kemi goditur forcat e policisë dhe kemi djegur pikën ku paguhej tarifa, por unë nuk kam goditur asnjë polic. Mua më kanë goditur dhe jam gjakosur”.

Protestuesi tregon arsyet pse doli në protestën për “Rrugën e Kombit”: “Dola në protestë sepse tarifa e rrugës është shumë e shtrenjtë për mua. Vajtje-ardhje më binte 30 mijë lekë (të vjetra). Nuk më del llogaria, duke shtuar që jam vetëm unë që punoj në shtëpi”.

Kur u pyet nëse do të dilte në protestat e radhës, Lefteri u shpreh: “Nuk mund të dal më në protestë, pasi nuk më lejon gjykata”.

Ai më tej tregon se policia e ka arrestuar në mënyrë barbare gjatë natës. “Më kanë arrestuar në mënyre barbare. Unë s’kam vrarë njeri që të më trajtonin në këtë mënyrë”, u shpreh “Nuk mund të dal më në protestë, pasi nuk më lejon gjykata”.