16:15 / E Enjte, 08 Mars 2018 / indeksADMonline

Labi me urim emocionues: Nanë, e di që ne jemi lulet e tua (Foto)

Sot është Dita e Gruas, ndërsa urime të shumta kanë vërshuar në rrjete sociale. E sigurisht janë urimet e të famshmëve ato që bien në sy.

Edhe Labinot Tahiri i njohur si Labi ka uruar nënën për këtë ditë. Ndërsa fjalët e tij janë tejet emocionuese dhe me shumë kuptim, shkruan Indeksonline.

Ky është urimi i plotë i Labit:

Nanë!
Nuk të mungojnë lulet e dashur nanë, t’i solla me shumë shpirtë!
Erdha që t’i dhuroj lulet, se u bera merak, se mos po më zë nata nëpër rrugë e unë akoma pa ta uruar ditën e Nanave 8 Marsin.
Nanë e dashur, e di që ty të mungoj unë, të mungon secili fëmijë! Çdo nënë e ndjen mungesën e fëmijëve, sa do qe ne plakemi apo ku do që jemi duke jetuar!

Nanë, e di që ne jemi lulet e tua, kur t’i dëshiron të u’a ndjesh aromën e tyre…! Nanë e dashur, me fal për ndonjë lot që ta kam nxjerr nga syte e tu!
Te dua edhe sot që të kam, por gjithnjë do të dua edhe atëherë kur nuk të kam.

Borxh ndaj nënës sa do që kemi jetë të gjatë.
Urime të gjithave nënave 8 Marsin!
Me dashuri Labi yt??❤️