22:36 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Labi paralajmëron protestë të hënën, prezent edhe Haradinaj

Deputeti i Pavarur i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri  iu ka bërë thirrje  të gjithë qytetarëve që të dalin në protestën e radhës për rrugën në fshatrat, Bablak, Lubovc, Tërren e Kosohare të Komunës së Ferizajit, e cila sipas Tahirit, duhet të kryhet shumë shpejt.

Në njoftimin e deputetit bëhet e ditur se protesta do të organizohet të hënën, nga ora 12:00.

Labi përmes një shkrimi ka theksuar se në këtë protestë do të jetë i pranishëm edhe Kryeministri, Ramush Haradinaj, i cili sipas tij, do të zotohet për rrugën në fjalë dhe për gjendjen aktuale që e ka, shkruan Indeksonline,

“I lus të gjithë simpatizant e partive të ndryshme , dhe përfaqesuesit e Kuvendit Komunal të Ferizajt, që të dalim të gjithë sebashku, për arsye se kjo është jetike për fshatrat k’u keni bërë dhe kemi bërë fushata që nga paslufta, po ashtu VOTAAAAA!”, ka thënë Labi.

Shkrimi i Plotë:

Ju bëj thirje të gjithëve pa dallime!

Mos harroni, të hënën nga ora 12:00 lajmrimi për protestën e radhes.

Në atë ditë do të është prezent, edhe Kryeministri i Kosovës, Z. Ramush Haradinaj, i cilo do të zotohet se kjo rrugë për fshatrat Bablak, Lubovc, Tërren e Kosohare do të kryhet shumë shpejtë, po ashtu edhe do ta vizitojë atë me gjendjen aktuale siq e ka.

I lus të gjithë simpatizant e partive të ndryshme , dhe përfaqesuesit e Kuvendit Komunal të Ferizajt, që të dalim të gjithë sebashku, për arsye se kjo është jetike për fshatrat k’u keni bërë dhe kemi bërë fushata që nga paslufta, po ashtu VOTAAAAA!

E fundit është kjo mundesi, sepse e kam parë me sy të mi, se sa është i shkelur FERIZAJ, në qendër dhe në Institucione.

Ju lutem, asgje nuk perfitojme ne si klasë politike, por fiton drejtesia dhe të dihet gjithnjë se Ferizaj është shumë i rendesishem.

Në atë ditë, nuk dale, as si Deputet, as si Artist, përveq njeri i thjeshtë. Qeshtja është e thjeshtë, të tregojmë se jemi UNIK, për gjerat që i meriton Ferizaj me rrethinë, e jo shkelje me p’a të drejtë.

Labinot Tahiri, Ferizaj Kosove e Shqipërisë./Indeksonline/