10:54 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Labi paralajmëron se Ferizaj shumë shpejt do ta merr “në duar” Kosovën

Pasi e bëri një ministër, Labi krenohet se Ferizaj u bë edhe me një ambasador

Deputeti i Aleancë Kosova e Re, Labinot Tahiri i është gëzuar lajmit se Hajdin Abazi është emëruar si ambasador në Skandinavi.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai paralajmëroi se në një të ardhme të afërt Ferizaj do ta “merr në duar” Kosovën.

“Ferizaj po merr nga Presidenca, nga Qeveria dita e ditës atë që meritonte shumë më herët, por , edhe vonë nuk është. Urime për shqiptarët në Skandinavi sepse atje jetonte dhe vepronte në ilegale zotëria për çështjen kombëtare, dhe urime për të gjithë ne që e njohëm kontributin e tij përmes kohës së Luftës, një burrë që meriton shumë; Hajdin Abazi”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

URIME AMBASADORI I RADHĒS NGA FERIZAJ✊?
Urime për Ferizajn dhe qytetarët tanë për zgjedhjen e duhur të Ambasadorit të ri nga ky qytet Z. Hajdin Abazi. Tani shumë me vend veproi, Partia Demokratike e Kosovës, dega në Ferizaj dhe qendër për zgjedhjen e këtij Diplomati. E rëndësishme është që ta urojmë qytetin tonë.
I nderuar, ju ishit veprimtarë dhe sakrifikues i çështjes kombëtare, por mbi të gjitha një diplomat i pa kontestuar për fatin e Kosovës deri te Liria e saj.
Ferizaj po merr nga Presidenca, nga Qeveria dita e ditës atë qē meritonte shumë më herët, por , edhe vonë nuk është.

Urime për shqiptarët në Skandinavi sepse atje jetonte dhe vepronte në ilegale zotëria për çështjen kombëtare, dhe urime për të gjithë ne që e njohëm kontributin e tij përmes kohës së Luftës, një burrë që meriton shumë; Hajdin Abazi.
Sinqerisht Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.