18:14 / E Shtunë, 24 Mars 2018 / indeksADMonline

Labi tash e mas nuk han mish viçi, veç pula katuni (Foto)

Pas skandalit me mish të prishur deputeti i AKR-së Labinot Tahiri ka treguar që më nuk të konsumoi mish viçi, shkruan Indeksonline.

Deputeti ka postuar një instastory në llogarinë e tij Instagram teksa ka bërë një selfie me pula, ndërsa ka shkruar që ai në shtëpinë e tij i ka mbi 100 pula, çka se më nuk do të konsumoi mish viqi sepse është i rrezikshëm.

“Pas skandaleve me mishin në Kosovë, në shtëpinë time më mish viqi nuk ka. Jo që nuk e ha, por i rrezikshëm. Edhe ashtu e dua jetën e fshatit, dhe 100 pula janë në konakun tim. Pulat e katunit me voe nga dy gogluqa. Dhe mishin e freskët. Deputeti Labi”, ka shkruar Tahiri./Indeksonline/