19:41 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Labinot Halilaj: Dreken e pagova personalisht, jo me para të Kuvendit

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Drenas, Labinot Halilaj sot ka mbledhur anëtarët e Kuvendit nga subjektet të ndryshme politike për të bashkëbiseduar rreth punës që është bërë dhe asaj që pritet të bëhet gjatë sesionit të këtij viti në asamblenë komunale. Ai ka thënë se drekën e ka paguar personalisht dhe jo siç kanë menduar disa të tjerë.

Ky është statusi i plotë i postuar në llogarinë e tij në Facebook:

Sot, se bashku me Anetart e Kuvendit Komunale ne Drenas, nga subjektet Politike, PDK, Nisma, Vizioni per Drenasin, AAK, diskutuam rreth punimeve te pjeses se pare te punes tone te perbashkete dhe pjeses se mbetur e sesionit te ketij viti.

Si Kryesues i Kuvendit Komunal ne Drenas dhe si idhtar i transparences e llogaridhenjes dreken e pagova nga buxheti im personal, jo ashtu si paragjykuan dhe menduan te tjeret.

Te pranishimit i faleminderova per konstruktivitetin gjate punimeve te seancave si dhe per vrejtjet dhe kritiktat qe i dhane.

Pjesmarrja e Sabrie Kukaj ishte per ta vlersuar larte duke e bere kete takim jo te rendomet me provojen e saj gjithashtu edhe me shakat qe e bene me te relaksuar kete takim.