15:02 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Labinot Tahiri i gëzuar, mblidhen mijëra euro për të riun me kancer lëkure në Vushtrri (Foto)

Një apel për ndihmë është shpërndarë në të gjitha rrjetet sociale për të riun nga Vushtrria.

Qëndrim Aliu thuhet të jetë i sëmurë nga kanceri në lëkurë dhe nuk ka mundësi financiare për kurim.

Ndërkohë deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri ka thënë se do t’i dhurojë 500 euro nga paga e deputeti por nuk ka përfunduar me kaq.

Pak minuta më vonë Tahiri ka thënë se ka arritur t’i sigurojë 10 mijë euro me një fondacion në Ferizaj dhe 10 mijë euro të tjera nga një fondacion në Suedi,transmeton Indeksonline.

Gjithashtu Tahiri ka thënë se do të vizitojë të riun për të shikuar nga afër gjendjen e tij shëndetësore.

Postimi i plotë:

Bravooo

Vllezer e motra, tani morra edhe nje lajm shume te mire, me nje fondacion nga Ferizaj dhe nga djemmt e zot, u siguruan edhe 10.000 mijë Euro për këtë djalosh.

Unë do të shkoj qe ta vizitoj atë bukurosh dhe që ti them se i gjith vendi jane ngritur në këmbë për shendetin e tij.

Po ashtu dhe shume vajza nga Suedi me shoqaten e tyre, kanë tubuar 10.000 euro.

Zoti ju bekoftë.

BRAVOOOOOO✊?

Urime për mbledhjen e te hollave.

E shërim sa me te shpejt atij djali.

Shihemi në Vushtri familje e nderuar.