15:52 / E Diele, 18 Mars 2018 / indeksADMonline

Ish presidentja Jahjaga themelon fondacion

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, shihet të jetë mjaftë e angazhuar – sidomos me vizita jashtë vendit.

Pas përfundimit të mandatit, Presidentja Jahjaga ka qenë e angazhuar në iniciativa të ndryshme sociale.

Prej tash, ajo do t’ia shtojë vetes edhe një obligim publik.

Të martën që vjen ajo do të themelojë fondacionin “Jahjaga”, njofton Klan Kosova.

Ish presidentja është e angazhuar edhe në çështjen e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.