15:28 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

Labinot Tahiri me video të rrallë: Isha 11 vjeç dhe këndoja kundër Serbisë (Video)

Deputeti dhe këngëtari Labinot Tahiri përmes rrjetit të tij social ka ndarë me miqtë e tij pjesë nga fëmijria e tij.

Tahiri ka postuar një video që i takon viteve 90-ta, kur ai ishte vetëm 11 vjeç.

‘Mund ta degjoni se kur i kam kënduar këngët shqipe dhe ato këngë me tekste kundër Serbisë’, ka shkruar ai.

Tahiri tutje tregon rrëfen se si në këtë kohë u janë shtypur ëndrrat fëmijrore nga okopuesi serb, ndërsa falenderon mësuesin e tij që e ka mbështetur.

Ky është postimi i plotë i tij:

Pra viti 1992, ku unë isha 11 vjeq.
Para se ta dëgjoni interpretimin tim në vitin 1992, dua ti them pak fjalë!
Ne nuk kishim të drejtë të shfaqnim ëndrrat tona, n’a u deshte të improvizohen shtëpitë tona për tu dukur si lloj koncerti për nderë të festave tona kombëtare.
Dua me shpirtë ta falenderoj mësuesin, ‘ Hasan Sadiku’ dhe familjen e tij, ku në fshatin tonë Balaj të Ferizajit, e lëshonte shtëpien e tij për të na dhuruar kurajo që ti këndojmë ato këngë të cilat n’a i deshte zemra, këngët patriotike, njiherit edhe për këtë xhirim të cilin e ka ruajtur me fanatizëm, e që unë për herë të parë e shof veten time në një xhirim të tillë.
Respekt për mësuesin tonë.
Gjatë ditëve në vijim, jam duke pritur videokasetën, ku në kohën e demontstratave në qytetin tim Ferizaj, para Hotel Lubetenit, isha 15 vjeq përkrah babait tim dhe me mijera qytetarë nga Ferizaj, ku kundershtonin ata trima gjithcka kundrejt forcave policore, sigurisht se kush do ta lexoj shkrimin tim, do ti kujtohen ato kohera!
Unë, uk i harroj asnjeherë Snaiperistët Serbë mbi kulmarët e Komunës sonë, me tyta rreth nesh.
Krenarë me qytetin dhe atdheun tim.
Ju jam mirnjohës të gjithëve.