12:06 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

Labinot Tahiri organizon protestë kundër qeverisë, pjesë e të cilës është edhe vetë

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri ka organizuar protestë për mosasfaltimin e një rruge në Ferizaj.

Labi ka thënë se kjo qeveria do ta kryej këtë rrugë, por ata nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave të banorëve. Labi i ka mobilizuar banorët për protestë duke thënë se nuk me ba hajgare me qyetetarët tanë me premtime boshe.

“Protesta e organizuar, për arsye se qe 19 vite nuk eshte shtruar nje rruge per te cilen te gjitha Qeverite kanë premtuar! Tani Qeveria e Haradinaj, me duket se do e realizoj, por, me qenese edhe Ministria Infrstruktures e ka zgjatur këtë projekt, kemi thirur protesta deri ne realizimin e kerkesave te banorëve.
Edhe Ferizaj është pjes e Kosoves dhe kontribuesi nder me te mdhenjet.

Nuk ka më me ba hajgare me qytetarët tane me premtime boshe.

Labinot Tahiri, Ferizaj Kosove e Shqipërisë” shkruan Labi në Facebook./Indeksonline/