20:57 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

Labinot Tahiri shpresat tek Pal Lekaj

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri ditë më parë mblodhi qytetarët në protestë për mos mbajtjen e premtimit nga Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj për asfaltimin e rrugës në fshatin Tërrën të Ferizajit.

Sot Tahiri ka bërë të ditur se ka biseduar me Lekajn dhe se nesër ministri do të del me një komunikatë dhe se premtimi do realizohet shumë shpejtë, shkruan Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Të dashur banorë të fshatit Tërrën të Ferizajt! Sot, gjatë ditës kam biseduar me Ministrin Z. Pal Lekaj!

Nesër, Ministria e Infrastrukturës dhe Ministri, do të dalin me një komunikatë dhe, shumë shpejtë do të realizohet premtimi i dhënë.

Sigurisht, se pengesat gjatë rrugëtimit tim janë prezente, dhe nga njerëz me ndikim, por nëse ka burrëri dhe fjalë e dhënë nga njerëz nëpër institucione, duhet të kryhen premtimet.

Me respekt, Labinot Tahiri