Lady Gaga anulon koncertin, i shfaqen probleme shëndetësore
Lady Gaga ka anuluar koncertin e saj të fundit të planifikuar në Qendrën Bell në Montreal për shkak të një infeksioni respirator, duke ua dhënë lajmin fansave vetëm disa orë para se të fillonte shfaqja.
Ylli i muzikës, fituese e çmimit Grammy, iu drejtua audiencës nëpërmjet Instagram-it, raporton Deadline, transmeton Indeksonline.
“Përshëndetje të gjithëve, më vjen shumë keq të njoftoj se nuk do të jem në gjendje të performoj sonte dhe duhet ta anuloj koncertin tim”, shkroi ajo në një postim në Instagram Story.
“Kam luftuar me një infeksion të frymëmarrjes gjatë ditëve të fundit dhe kam bërë gjithçka që mundem për t’u pushuar dhe për t’u rikuperuar. Megjithatë, gjendja ime është përkeqësuar. Mjeku im më ka këshilluar posaçërisht të mos performoj sot dhe, sinqerisht, nuk mendoj se do të isha në gjendje t’ju jepja cilësinë e performancës që meritoni.”
“E di sa zhgënjim është ky. Dhe vërtet nuk mund të ndihem më keq që ju zhgënjeva”, vazhdoi ajo. “Më vjen shumë keq për të gjithë ata që planifikuan të vinin dhe të më mbështesnin. Të isha në Montreal dhe të performoja për ju të enjten dhe të premten ishte një përvojë magjike dhe përmbushëse.”
Ende nuk dihet nëse koncertit të anuluar do t’i caktohet një datë e re./Indeksonline/


