08:26 / E Shtunë, 03 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Lady Gaga anulon të gjitha koncertet në Evropë: Po vuan nga.. (Foto)

Këngëtarja e famshme botërore, Lady Gaga përmes një njoftimi në llogarinë e saj në “Instagram”ka njoftuar se të gjitha koncertet e saj në Evropë janë anuluar.

“Për fat të keq, Lady Gaga po vuan nga disa dhimbje që e kanë cenuar mundësinë e saj për të performuar. Si rezultat, Live Nation dhe Lady Gaga ju njoftojnë se 10 koncertet e fundit të Joanne World Tour, janë anuluar. Me ndihmesën e madhe të mjekëve, Lady Gaga erdhi në përfundimin që të urgjentisht të vije në fund të rrugës. Ajo kërkon shumë falje dhe shumë e mërzitur që nuk po mundet të përformoj në Evropë, fansat të cilët e kanë pritur me padurim.

Ajo është nën përkujdesjen e mjekëve që po punojnë nga afër me të, që në vitet që vinë të vazhdoj të performoj për fansat e saj” thuhet në njoftimin e Gagas.

Për pak kohë komentet nuk kanë pasur të ndalur, nga fansat që i urojnë shërim të shpejt dhe bashkë ndjejnë me të./Indeksonline/

A post shared by Lady Gaga (@ladygaga) on

Temat: