17:43 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Lajçak flet pas takimit me Hysenin dhe Gjuriqin: U bisedua për pretendimet pronësore dhe financiare

I dërguari i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka folur pas takimit të sotëm në Bruksel, me Skender Hysenin dhe Marko Gjuriq.

Ai tha se aty është diskutuar vetëm për pretendimet pronësore dhe financiare, shkruan Indeksonline.

“Sapo përfunduam bisedimet e sotme me kryenegociatorët Marko Gjuriq dhe Skender Hyseni mbi pretendimet e përbashkëta financiare dhe pronësore. Diskutimet tona konfirmuar kompleksitetin dhe ndjeshmërinë e çështjes. Do të vazhdojë”, ka shkruar Lajcak.