09:30 / E Hënë, 05 Dhjetor 2022 / k.v

Lajçak sot në Beograd takohet me Vuçiqin

Emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, sot do ta vizitojë Serbinë ku do të takohet me presidentin e këtij vendi, Aleksandër Vuçiq.

Lajçak ditë më parë e konfirmoi se javën që vjen do të qëndrojë për vizita në Kosovë dhe Serbi për t’u siguruar që të dyja vendet po respektojnë marrëveshjen për targa.

Ende nuk dihet se kur ai do të vijë në Kosovë ku do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.