14:10 / E Premte, 27 Maj 2022 / B O

Lajm fantastik për Liverpoolin, një ditë para finales me Real Madridin

Liverpooli sapo ka dhënë një lajm fantastik për fansat e skuadrës. Në njoftimin e faqes zyrtare të skuadrës thuhet se Alcantara dhe Fabinho do të udhëtojnë me skuadrën për finalen e nesërme.

Alcantara sot është paraqitur në stërvitje pas lëndimit që pësoi në ndeshjen ndaj Wolves, ndërsa Fabinho është 100% i gatshëm për lojë.

Nuk dihet ende nëse Alcantara do të startoj për finalen e nesërme, por e rëndësishme është se spanjolli do të jetë pjesë e skuadrës.

Skuadra e Jürgen Klopp do të niset për në Francë nga aeroporti John Lennon sot në orët e pasdites./Indeksonline/