10:56 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019 / indeksADMonline

Lajm i bardhë nga Shtëpia e Bardhë!

Shkruan: Halit Krasniqi

Vetëm lajmi për antarësimin e Kosovës në OKB, do të na gëzoj më shumë se sa lajmi i sontshëm, se Trump shkarkoi Këshilltarin e sigurisë kombëtare, John Bolton.

Ky këshilltar për siguri, me qëndrimet e tij, krijonte pa siguri, jo vetëm për regjionin tonë, por edhe pasiguri globale. Zgjedhja e tij këshilltar për siguri në kabinetin e presidentit Tramp, në kohën kur është emruar, ishte një dush i ftohtë për të gjithë njohësit e zhvillimeve politike, sepse në të kaluaren e tij ishte kundërthënës në shumë raste.

Së fundi, edhe propozimet e tij me urgjencë për epilogun e bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë, ishin me rreziqe të mundshme.

Ndërsa gjatë bombardimeve të NATO-s para 20 viteve, kur ishte në kulm dhuna gjenocidiale mbi popullin shqiptar, Bolton nuk kishte ndjesi. As shifra milonshe e ekzodit nga dhuna barbare e Beogradit zyrtar, nuk e kishte prekur fare.

Edhe për kundër që ajo dhunë kishte zgjuar ndërgjegjën njerëzore duke nxitë për vendime të pa njohura në kontinentin evropian, selinë e NATO-s me 1999, për ta aktivizuar makinerinë e saj me arsenalin ushtarak bashkohor nga toka, uji dhe ajri. Pikërisht ky Bolton ishte shprehur kundër një ndërhyrjeje të tillë të aprovuar në selinë e NATO-s.

Pa këtë ndërhyrje, koha e ka vërtetuar se dhuna e makinerisë militare e paramilitare nga Serbia, nuk do të ndalej. Madje u deshën 78 ditë vendosmëri, precizitet dhe goditje në përmasa shkatërruese mbi kapacitet vrastare të Serbisë, për ta bindur estabilishmentin e Beogradit dhe Kasapin e Ballkanit, ta nënshkruante marrëveshjen e kapitullimit, vetëm e vetëm që të ndaleshin bombardimet ndaj kapaciteteve të tij vrastare.

Me gjithë këtë epilog tragjik dhe përkundër faktit të njohur se vetëm kjo ndërhyrje e detyroi Serbinë të ndalej në planet e saj të dhunës e të pastrimit etnik të Kosovës, përsëri John Bolton ishte kundër kësaj ndërhyrje që shpëtoi popullin tonë nga dhuna. Duke filluar testimin me Slloveninë, për t’u ndalur me vite në Kroaci e Bosnjë dhe duke shkaktuar vdekje në permasa çnjerëzore e shkatrrime të pa para që nga Lufta e Dytë Botërore, për të vazhuar në Kosovë me vrasje e shkatërrime, me dhunë e ekzod rrëqethës që vetëm duke iu falënderuar ndërhyrjes së NATO-s, ishte ndalur kjo përmasë dhune dhe është krijuar mundësia për paqe e qetësi në regjionin tonë.