09:42 / E Premte, 06 Nëntor 2020 / B O

Lajm i bujshëm nga Spanja: Dy super-oferta për Ronaldon. Ja destinacionet e mundshme

Vijon të flitet për të ardhmen e Cristiano Ronaldos.

Sulmuesi 35-vjeçar, i cili ka një kontratë me Juventusin deri në vitin 2022, por sipas asaj që shkruan “Don Balon”, bardhezinjtë mund ti japin lamtumirën 5 herë fituesit të “Topit të Artë” që në merkaton e verës.

Sipas medias në fjalë, në adresë të portugezit ka dy oferta: një nga PSG dhe një nga Kina, por pa përmendur shifra që me shumë mundësi do të jenë shumë të kripura, përcjell Ora News.

Një super-ofertë që mund ti japë fund karrierës së Ronaldos në Europë.

Gjithësesi është ende shumë herët për të folur…