11:29 / E Martë, 05 Prill 2022 / LB

Lajm i dhimbshëm: Humb jetën në aksident në Amerikë 35-vjeçari nga Kosova

35-vjeçari nga Kosova Kushtrim Bytyçi ka humbur jetën në një aksident trafiku në SHBA.

Lajmin e ka bër të ditur axha i të ndjerit, Riza Bytyçi.

Njoftimi i plotë i familjes:

Njoftojmë miqët, shokët dhe mbarë farefisin,se me daten 02.04.2022 , në një aksident tragjik të komunikacionit në SHBA,  në moshen  35 vjeqare ,ndërroi jetë me i  dashuri  i ynë i familjes Kushtrim Isa Bytyçi ( djali i vëllaut)

Varrimi i te ndjerit bëhet sot me datën 05.04.2022 ne Ëaterbury  – SHBA, ndërsa e pamja do te bëhet në Prishtinë me daten  09.04.2022 .

Adresa: Veternik afer Fshatit   Ndërkombëtar , Rr. Hysen Lepnica nr. 48.