20:00 / E Mërkurë, 24 Janar 2024 / AR

Lajm i ëmbël/ Greta Koçi bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja Greta Koçi ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin që është bërë nënë për herë të parë.

Ajo është bërë nënë e një djali dhe ka shkruar:

Sot u bekova me një djalë. Asnjë sukses dhe arritje në jetën time nuk u krahasoka me këtë moment. Është dita më e bukur e jetës sime! Faleminderit Zotit dhe të gjithë ekipit mjekësor në Amsterdam.

Ajo e ka ndarë me ndjekësit e saj të gjithë rrugëtimin e saj të shtatzënisë, por asnjëherë nuk e ka bërë publik partnerin e saj.