18:05 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Lajm i keq për mërgimtarët, rriten çmimet e biletave të fluturimeve

Për shkak se cmimi i kerozinës është rritur ndjeshëm këtë vit, linjat ajrore kanë shpenzime më të larta. Kjo sigurisht ka pasoja për pasagjerët, duke përfshirë edhe kosovarët.

Kompanitë ajrore “Lufthansa” dhe “Swiss” kanë paralajmëruar se do t’i shtrenjtojnë biletat, shkruan IndeksOnline. Këtë e kanë konfirmuar zyrtarët e të dyja kompanive.

Kur saktësisht dhe sa do të rriten çmimet e biletave, linjat ajrore nuk dëshirojnë të zbulojë ende, tha një zëdhënëse për Handelszeitung.

Këto nuk janë të vetmet kompani që do t’i rrisin cmimet e biletave. Të gjitha linjat ajrore pritet të reagojnë herët apo vonë për rritjen e kostove.

Ekspertët e BCD Travel për vitin e ardhshëm supozojnë se fluturimet në Europë në përgjithësi do të jenë dy për qind më të shtrenjta.

Madje, një studim i dytë i “Global Travel Forecast”, pret një rritje të çmimit të biletave prej 2.6 për qind në mbarë botën.