19:23 / E Diele, 02 Tetor 2022 / Gj. Sh

Lajm i keq për Realin, ja sa do të mungoj Courtois

Thibaut Courtois do të mungojë në ndeshjen që Real Madrid do të luajë këtë të dielë kundër Osasuna në “Bernabeu” duke nisur që nga ora 21:00.

Portieri belg, siç raportohet nga klubi në një deklaratë mjekësore, vuan nga “dhimbja e nervit shiatik të majtë” që e detyron atë të mos luajë mbrëmjen e sotme.

Burime nga Real Madridi, theksojnë se humbja e belgut mund të mungojë në tre ose katër ndeshjet e ardhshme për skuadrën e Carlo Ancelottit.

Të njëjtat burime sigurojnë se në çdo rast Courtois do të jetë në gjendje të luajë “El Clasicon” që Real Madrid dhe Barcelona do të luajnë në “Bernabeu” më 16 tetor.