10:00 / E Martë, 28 Korrik 2020 / indeksADMonline

Lajm i keq për sportistët, nga dita e enjte s’ka futboll të vogël

Qeveria e Kosovës pritet që nga dita e enjte të aprovoj masat e reja kundër koronavirusit.

Një nga masat që do të merren është ndalimi i aktiviteteve sportive në ambiente të mbyllura, transmeton Indeksonline.

Me këtë vendim, nuk mund të luhet më futboll i vogël në ambiente të mbyllura.

Po ashtu edhe shkollat e futbollit do të mbyllen. Vetëm sportet invdviduale do të vazhdojnë të funksionojnë./Indeksonline/