15:38 / E Martë, 13 Tetor 2020 / indeksADMonline

Lajm i mirë, Milot Rashica rikthehet në stërvitje tek ekipi i Werder Bremen

Skuadra e Werder Bremen ka gëzuar tifozët e Kosovës me lajmin e dhënë pak minuta më parë.

Sulmuesi kosovar, Milot Rashica ka filluar të rikuperohet nga lëndimi dhe tashmë ka filluar të stërvitet në grup, transmeton Indeksonline.

Rashica ka pasur probleme me lëndime kohët e fundit, gjë që ja pamundësuan që ai të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës në ndeshjet e tetorit.

Kosovari ishte shumë afër të transferohej tek Leverkusen në këtë merkato, por dështoj në minutat e fundit./Indeksonline/

Image may contain: 2 people, people playing sports and outdoor