13:14 / E Premte, 09 Prill 2021 / Blerim

Lajm i mirë për Barcelonën, rikthehet dyshja në ‘El Classico’

Skuadra e Barcelonës sot gjatë ditës ka dhënë një informacion të rëndësishëm për tifozët e saj.

Klubi katalunas njoftoi publikun se dyshja e mbrojtjes, Gerard Pique dhe Sergi Roberto do të jenë gati për sfidën kundër Real Madridit, shkruan IndeksOnline

Sot gjatë ditës u lëshua raporti mjekësor që tregon se kjo dyshe do të jenë të gatshëm për ndeshjen e së shtunës.

Pique kishte të lënduar ligamentet e gjurit të djathtë dhe pas një muaji rikthehet në ekipin katalunas.

Kurse, Roberto ishte lënduar në çerekfinalen e Kupës ‘Del Rey’ kundër Grandas.

Ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës zhvillohet ditën e shtunë nga ora 21:00./IndeksOnline/